Emërimet për Oscar, kritika shpall çmimet
Los Angelos, 12 janar - Vetëm pak orë pas shpalljes së kandidaturave për çmimet Oscar, janë shpallur në Los Angelos, çmmiet e kritikës së filmave konkurrentë për çmimet Oscar.
Ben Afleck, ndonëse nuk ishte mes kandidaturave për regjizorin më të mirë, për çmimet Oscar është shpallur si regjizori më i mirë nga kritika. Edhe filmi i tij ARGO është shpallur filmi më i mirë i vitit.
Ndërkohë kritika ka vlerësuar si aktorin më të mirë Daniel Day Lewis, ndërsa aktoren më të mirë Jessica Chastain.
Aktorja Anne Hathaway është shpallur aktorja më e mirë mbështetëse, ndërsa Philip Seymour Hoffman, është shpallur si aktori më i mirë mbështetës.
Kritika ka vlerësur si aktoren e re më të mirë, aktoren 9 vjeçare Qunvezhane Wallis.
Ceremonia e ndarjes së çmimeve të Kritikës ka 18 vite që organizaohet nga Shoqata e Kritikës së Filmit.