Elvana Shala merr pjesë në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit
Prishtinë, 4 mars - Ambasadorja e Vullnetit të Mirë për Kosovën në International Human Rights Commission Elvana Shala është nisur sot për vizitë zyrtare në Gjenevë, ku me ftesë të Presidentit të Asociacionit të Miqësisë Franko-Shqiptare, Tahir Shabani do te merr pjesë në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit dhe Forumit të të Drejtave të Njeriut që po zhvillohet këto ditë atje.
Gjatë qëndrimit të saj në Gjenevë Ambasadorja Shala do të zhvilloj takime me Klubin Diplomatik të Gjeneves ku do te pritet nga Presidenti I këtij klubi Luzius Wasescha për krijimin e mardhënieve bilaterale Kosove - Gjenevë në fushën diplomacisë publike.
Ambasadorja Elvana Shala do të pritet per vizitë edhe në selinë e Kombeve te Bashkuara në Gjeneve në një takim të përbashkët me të gjithë ambasadorët dhe diplomatët e akredituar ku do të mbajë nje fjalim mbi progresin që ka arritur Kosova në fushën e kulturës dhe të të drejtave të njeriut.
Gjatë kësaj vizite Ambasadorja Shala do të takojë edhe deputeten e e Parlamentit të Francës njëherit kryetare e Komisionit per Kulture znj. Virginie DUBY-MULLER, me të cilën do të bisedojë rreth mundësive të bashkëpunimit mes Komisionit për Kulturë te te Kuvendit te Kosoves dhe atij te Parlamentit Francez si dhe mundesinë e realizimit te projekteve te përbashkëta kulturore.