Elvana Gjata dashuria e madhe e Simones
Tiranë, 7 prill - Dashuria e ish-balerinit italian të Dancing ëith the stars , Simone Pigliacellin është Elvana Gjata.
Dashuria e ish-balerinit italian të Dancing with the stars , Simone Pigliacellin është Elvana Gjata. Lajmi bëhet i ditur nga mediat kosovare, të cilat komentojnë se kënga e fundit e Simones Io non ti cherchero, (Unë nuk do të kërkoj) i dedikohet këngëtares shqiptare. Në të flitet për një dashuri të madhe, që ka lënduar shumë këngëtarin dhe balerinin.
Ata janë njohur gjatë edicionit të një viti më parë të Dancing with the stars, ku Elvana ishte edhe fituesja. Simone u fiksua keq pas artistes shqiptare, e cila mesa duket nuk kishte të njëjtat ndjenja për të.