Elton John martohet me partnerin e tij David Furnish
Londër, 18 dhjetor - Pas legalizimit të martesës me gjininë e njëjtë në Angli, këngëtari i njohur anglez Elton John ka vendosur të martohet edhe zyrtarisht me partnerin e tij David Furnish më 21 dhjetor të këtij viti.
Ata janë bashkë prej 21 vitesh dhe e kanë festuar partneritetin e tyre civil në vitin 2005 në një ceremoni madhështore që u mbajt në Windsor.
Elton dhe David i rrisin dy fëmijë bashkë e ata janë djemtë Zachary dhe Elijah.