Elizabeth Hurley ndahet nga burri
SHBA, 14 dhjetor - Elizabeth Hurley ka deklaruar se ajo është ndarë nga burri i saj Arun Nayar pasi u tha se ajo ka pasur një lidhje me sportistin australian Shane Warne.
Aktorja dhe modelja ka theksuar dje se ajo dhe biznesmeni indian i kanë dhënë fund martesës së tyre muaj më parë.
Nuk është një ditë e mrekullueshme. Burri im Arun dhe unë jemi ndarë muaj më parë. Familjarët dhe miqtë e afërt ishin të njoftuar për këtë, ka shkruar Hurley në faqen e saj në Twitter.