23 Dhjetor 2024

Eliza Dushku, e mbuluar me shami viziton Tetovën

Tetovë, 14 gusht - Aktorja e mbuluar me shami, dhe në shoqëri të aktorit tetovar, Blerim Destani vizitoi Xhaminë e larme dhe Teqenë Arabati në Tetovë.


Pas vizitës që i bëri vendlindjes së saj Korçës ku edhe u nderua me titullin ambasadore për kulturë dhe dhënies së nënshtetësisë nga  Presidenti i Shqipërisë Bamir Topi, aktorja hollivudioane me preardhje shqiptare Eliza Dushku ka vizituar sot edhe Tetovën, raportojnë mediet në Maqedoni.


Ajo e mbuluar me shami,  dhe në shoqëri të aktorit tetovar, Blerim Destani fillimisht vizitoi Xhaminë e larme dhe më pas edhe Teqenë Arabati BABA në Tetovë.


“Deshëm të bëjmë një dokumentar për Shqipërinë  dhe e dimë se Maqedonia është shtëpia e shumë shqiptarëve si Nënë Tereza, Leka i Madh, dhe jam shumë krenare ta tregoj këtë në dokumentar pra të tregoj përvojën time këtu. Gjithë jetën time në Amerikë shumë njerëz as që e dinë se ku gjendet Shqipëria, ata se gjenin dot as edhe në hartë më thonin je Armene, u thosha jo jam shqiptare pra e kam me rëndësi këtë”, deklaroi Eliza Dushku.


“Do jetë edhe xhamia e pashës në Dokumentar sepse kemi incizuar edhe një kishë, kshtu që është një kënaqësi për mua ti prezantoj xhaminë 500  vjet të vjetër të Tetovës dhe së shpejti do del dokumentari që do e shoh e tërë bota sa të bukura janë vendet shqiptare”, u shpreh Blerim Destani.


Eliza Dushku pas këtij turneu ka paralajmërur se do të prodhojë një dokumentar.

Vizitën e aktorës Dushku e ka organizuar  fotografi i njohur kosovar me famë botërore, Fadil Berisha.

Pos aktores së njohur të Hollywoodit, po marrin pjesë edhe të tjerë shqiptarë me nam si aktori Blerim Destani, Inva Mula etj.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)