29 Dhjetor 2024

Ekspozitë me pikturat e artistëve të kolonisë

Prishtinë, 6 qershor - Rreth 50 piktura të ndryshme të realizuara gjatë Kolonisë së artistëve janë ekspozuar në qendrën e kulturës “Rexhep Mitrovica” në Mitrovicë.

Të mbledhur bashkë artistë nga Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia kanë vlerësuar punën e mirë që është bërë gjatë katër ditëve sa ka zgjatur kolonia. 

Kryetari i Shoqatës së artistëve figurativ, Tafil Peci, tha Kolonia e artistëve këtë vit  ka qenë shumë e suksesshme.

Për këtë ai falënderoi të gjithë artistët për përkushtimin si dhe Ministrinë e Kulturës dhe Komunën e Mitrovicës për mbështetjen.

 Peci u shpreh i entuziazmuar me rezultatet e arritura gjatës Kolonisë së artistëve.

“Me fol për një ekspozitë kaq madhështore është problem me gjetë fjalë. Gjitha këto vepra të realizuara kaq mirë nga emra të njohur nga mjeshtër të njohur të pikturë e të artit, si Buron Kaceli, Mustafë Arapi, Mariana Kaqebeli, e shumë e shumë  të tjetër, të cilët me punën e tyre për katër ditë, duke pikturuar në bjeshkët e Shalës, në rrethinat e Mitrovicës dhe në një pjesë të qytetit, na kanë mundësuar që të sjellim një punë madhështore”.

Në hapje të ekspozitës ishte edhe kryetari i Komunës së Mitrovicës, Avni Kastrati, mandej nënkryetari, Riza Haziri, shefja e Zyrës Administrative në Veri, Adrijana Hoxhiq etj, të cilët çmuan punën e mirë të artistëve.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)