09 Janar 2025

Ekspozita fajikorrupsionit Pasqyron Efektet e Korrupsionit

Prishtinë, 10 dhjetor - Për të shënuar ditën Ndërkombëtare kundër-korrupsionit, UNDP dhe KDI organizuan edhe ekspozitën me 20 fotot më të mira, nga mbi 130 foto sa ishin të postuara në rrjetet sociale nga më shumë se 100 qytetarë.

Gara ka qenë e hapur për të gjithë duke ju mundësuar aplikim të thjeshtë përmes postimit të fotove në rrjetet sociale: Facebook, Twitter, Instagram me hashtag #fajikorrupsionit.

Të gjitha fotot e ekspozuara kishin mesazhet e veta të fuqishme, që më së miri u përshkruan nga Arbër Elezi, njëri nga fituesit kur tha se “Si mësues në shkollën e muzikës në Gjilan, është tepër rëndë të fotografosh nxënësit e tu duke mbledhur mbeturina.

Ata kërkuan që unë të mos e publikoj këtë foto, por unë nuk mundem të mos e publikoj realitetin e hidhur dhe gjendjen e rëndë që këta po përjetojnë”. Të njëjtin mesazh e kishte edhe Shpëtim Dulaku, fituesi i çmimit të parë në këtë garë: “Unë ushtroj me këta të rinj tre herë në javë dhe kjo është ajo me çka ballafaqohemi tash e shumë kohë”.

Ceremoninë e dhënies së çmimeve e hapi Andrew Russell Koordinator i OKB-së për Zhvillim dhe Përfaqësues i Përhershëm i UNDP-së në Kosovë, i cili tha: “Kosova nuk është e vetme në luftën kundër korrupsionit, sepse kjo është luftë globale.” Ndërsa Artan Canhasi nga KDI, degë e Transparency International për Kosovë tha se “Këto foto përfaqësojnë guximin qytetar për të raportuar korrupsionin dhe paraqesin efektet e korrupsionit siç qytetari i sheh”.

Juria vlerësuese ishte e përberë nga Atdhe Mulla (fotograf), Arben Llapashtica (fotograf), Adriatik Kelmendi (Gazetar), Artan Canhasi (KDI), Lidija Fazlihu (zyrtare në Komunën e Graçanicës).

Gara e fotografisë “Kape korrupsionin”, e cila përdorte #fajikorrupsionit, #becauseofcorruption apo #zbogkorupcije si fjalë kyçe për të hyrë në garë, është realizuar nga projekti anti-korrupsion i UNDP-së dhe KDI. Projekti anti-korrupsion financohet nga Zyra Zvicerane për Bashkëpunim dhe Zhvillim.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)