Edona Reshitaj do të prezantojë Koncert - Recitalin “Zonjat e Kanges”
Ky koncert i dedikohet figurave me te spikatura femërore te muzikës shqipe mbarëshqiptare te cilat kanë dhenë një kontribute te jashtëzakonshëm në muzikën shqipe.
Përmes këtij koncerti i cili do të shoqërohet me një repertuar të larmishëm te këngëve nga Zonjat e muzikës, me përpunime dhe aranzhmane te veçanta, do te gërshetohen me finesë tradicionalja në ritmet e muzikës jazz, duke gërshetuar me finesë “të vjetrën” me “modernën” dhe duke shkrirë folklorin dhe tradicionalen në ritmet e Jazz-it. Kitara, Kontrabasi, Pijanoja, Bateritë, Trumpeta, Klarineti dhe Saxafoni, do të lundrojnë nëpër ujërat e pastërta të melosit tonë.
“Zonjat e Kanges”, është projekt, ku qëllimi kryesor është:
Te nderoje Zonjat e Kanges, për gjithë punën, mundin, sakrificën dhe rolin e rëndësishëm qe kane pasur ne muzikën shqipe, duke na lënë një trashegemi te çmuar kulturore.
Te jete nje dhurate e bukur pikerisht per diten e gruas, ate te 8 Marsit, duke potencuar rolin e femrës si grua, si nene, si artiste apo thënë shkurt si nje qenie te jashtëzakonshme njerëzore.
Të inkuadrojë të rinjtë në njohjen e këtyre këngëve dhe nxitjen e dashurisë për to.
Të kontribuojë në perkrahjen e çasjeve të reja nga gjenerata e re e artistëve
Muzikantët nga Kosova dhe Shqiperia: Visar Kuci - Kitarë, Nesim Maxhuni - Bateri, Roni Gjura - Kontrabas, Ermal Rodi Klarinetë/Saksofon Tenor, Fatjon Miftaraj - Piano, Art Lokaj- Kitare elektrike, Dukagjin Muhaxheri- Saksofon, Rajkard Bardhi- Trumpete
Mysafire speciale, aktoret e mirenjohura: Ilire Vinca, Rebeka Qena, Shengyl Ismaili, Semira Latifi, Qendresa Kajtazi, Edona Sopaj, Rabije Kryeziu, Kaltrine Zeneli dhe Daniela Markaj
Perpunimet e kengeve e beri Edona Reshitaj. Aranzhmanin e kengeve e beri Visar Kuçi. Perpunimin e zerave ne kor i beri Trimor Dhomi. Fotografite Arton Humolli, Dizajnin Besart Sllamniku. Kostumet Yllka Brada.