Edona Reshitaj do të prezantojë Koncert - Recitalin “Zonjat e Kanges”
Ky koncert i dedikohet figurave me te spikatura femrore te muzikes shqipe mbarshqiptare te cilat kane dhene nje kontribute te jashtezakonshem ne muziken shqipe.
Permes ketij koncerti i cili do të shoqërohet me një repertuar të larmishëm te kengeve nga Zonjat e muzikes, me perpunime dhe aranzhmane te veçanta, do te gërshetohen me finesë tradicionalja në ritmet e muzikes jazz, duke gërshetuar me finesë “të vjetrën” me “modernën” dhe duke shkrirë folklorin dhe tradicionalen në ritmet e Jazz-it. Kitara, Kontrabasi, Pijanoja, Bateritë,Trumpeta, Klarineti dhe Saxafoni, do të lundrojnë nëpër ujrat e pastërta të melosit tone.
“Zonjat e Kanges”, është projekt, ku qëllimi kryesor eshte:
Te nderoje Zonjat e Kanges, per gjithe punen, mundin, sakrificen dhe rolin e rendesishem qe kane pasur ne muziken shqipe, duke na lene nje trashegemi te çmuar kulturore.
Te jete nje dhurate e bukur pikerisht per diten e gruas, ate te 8 Marsit, duke potencuar rolin e femres si grua, si nene, si artiste apo thene shkurt si nje qenje te jashtezakonshme njerezore.
Të inkuadrojë të rinjët në njohjen e këtyre këngëve dhe nxitjen e dashurisë për to.
Të kontribuojë në perkrahjen e çasjeve të reja nga gjenerata e re e artistëve
Muzikantët nga Kosova dhe Shqiperia: Visar Kuci - Kitarë, Nesim Maxhuni - Bateri, Roni Gjura - Kontrabas, Ermal Rodi Klarinetë/Saksofon Tenor, Fatjon Miftaraj - Piano, Art Lokaj- Kitare elektrike, Dukagjin Muhaxheri- Saksofon, Rajkard Bardhi- Trumpete
Mysafire speciale, aktoret e mirenjohura: Ilire Vinca, Rebeka Qena, Shengyl Ismaili, Semira Latifi, Qendresa Kajtazi, Edona Sopaj, Rabije Kryeziu, Kaltrine Zeneli dhe Daniela Markaj
Perpunimet e kengeve e beri Edona Reshitaj. Aranzhmanin e kengeve e beri Visar Kuçi. Perpunimin e zerave ne kor i beri Trimor Dhomi. Fotografite Arton Humolli, Dizajnin Besart Sllamniku. Kostumet Yllka Brada.
Ky koncert do të mbahet ne Teatrin Kombetar te Kosoves, ne Prishtinë, prej orës 20:00h dhe do të transmetohet me 8 Mars në KTV, prej 20:00h.