07 Janar 2025

Edicioni i 5 i UPSHIFT mirëpret 12 ekipe të të rinjve

Prishtinë, 22 prill - UNICEF Innovations Lab Kosovë do të mirëpret prej 22 deri 24 prill 2016 në hotelin Amazona 57 të rinj të moshave 15-24 nga komuna e Obiliqit, Podujevës dhe Drenasit për të mësuar shkathtësitë dhe mjetet e dizajnimit dhe implementimit të projekteve për ndryshime sociale.

Janë përzgjedhur 12 ekipe duke u bazuar në aplikacionet e dorëzuara me problemet që kanë identifikuar dhe dëshirojnë të përmirësojnë në komunitetin ku jetojnë. 

12 ekipe janë paraqitur me çështje të ndryshme për këtë edicion të cilat dëshirojnë t’i trajtojnë në komunitetet e tyre: fëmijë në rrezik në komunikacion, menaxhimi i mbeturinave, mungesa e literaturës në biblioteka, platforma elektronike për libra në shqip, sfida e papunësisë për persona me aftësi të kufizuara, rreziku nga meningjiti për familje që jetojnë në kamp në Plemetin, ndihma për nxënës me orë falas në lëndën e matematikës, gjithëpërfshirja e më shumë studentëve nga komunitetet Roma, Ashkali dhe Egjiptian në shkolla, ndihma për ata me frikë nga të folurit para publikut, konsumimi i tepërt i pijeve energjike nga fëmijët, drejtat pronësore për gra dhe në fund seksizmi në shoqëri patriarkale. 

Në punëtorinë përgatitore të mbajtur në hotelin Amazona këtë javë, ekipet janë kërkuar të punojnë së bashku për të hartuar një pyetësorë të cilin e kanë përdorur për të intervistuar pjesëtarë të komuniteteve të tyre si dhe identifikimin e pjesëtarëve të komuniteteve, palët e interesit në lidhje me problemin të cilin do të trajtojnë. 

“Gjatë punëtorisë treditore, të rinjtë do të pranojnë udhëzime të hollësishme si të kuptojnë më mirë dhe të hulumtojnë çështjet që kanë identifikuar, si të identifikojnë dhe të angazhohen me palët e interesit në komunitet për të trajtuar këto çështje, si të krijojnë zgjidhjet ashtu që fëmijët dhe të rinjtë të kenë mundësi më të mira në komunitetet e tyre”, thotë Arbnore Berisha, zyrtare e lart e laboratorit për projekte të udhëhequra nga të rinjtë.

Punëtoria është krijuar për të ofruar pjesëmarrësve mundësi të punojnë së afërmi me mentor për të lëvizur nga sfida në zgjidhje duke u angazhuar në rrjetëzim dhe aktivitete reflektuese.

Në përfundim të punëtorisë, 12 ekipe do të shfaqin dhe prezantojnë zgjidhjet e tyre para panelit i cili do të përzgjedh 6 projekte për t’u implementuar me mbështetje të vazhdueshme nga ekipi i Laboratorit.

Mbështetja do të përfshijë financim fillestarë prej 2,000 EUR, qasje në hapësirë për bashkëpunim dhe qasje në dizajn, marketing dhe komunikim dhe mbështetje për zhvillim të produkteve dhe shërbime nga Laboratori.

UPSHIFT është një qasje inovative për fuqizim të rinisë, zhvillim të kapaciteteve të rinisë dhe adoleshentëve për të ndërmarr qasje në ndërmarrësi për ndryshim social duke bërë përshtatjen e elementeve të të mësuarit duke vepruar të inkubatorit të biznesit.

Ajo kërkon të krijoj fleksibilitet dhe gatishmëri profesionale, fuqizim të të rinjve më të margjinalizuar në Kosovë për të identifikuar dhe analizuar problemet në komunitetet e tyre dhe zhvilluar dhe udhëhequr projekte – në formë të intervenimeve të OJQ-s apo aktiviteteve sociale – për të trajtuar këto çështje.

UNICEF Innovations Lab mbetet e përkushtuar mbështetjes së rinisë në Kosovë për zgjidhje të sfidave në interes të tyre. Në vitin 2016, Laboratori planifikon të zgjeroj UPSHIFT-in, të ndihmoj rinin të gjejë mundësi për vullnetarë duke krijuar platformën Vullnetarët e Kosovës, të ndihmoj atyre të mësojnë kodimin nga profesionistët dhe bashkëmoshatarët për të krijuar mjete dhe platforma për përfitim social në mesin e iniciativave tjera.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)