Edhe ‘Zana’ pjesë e festivalit të filmit të Sarajevës
Filmi ‘Zana’ është një dramë tronditëse dhe emocionuese që përcjellë një grua të re kosovare që përpiqet të bëhet nënë përderisa ballafaqohet me tmerret nga e kaluara e saj e errët e kohës së luftës.
'Zana' është filmi i tretë nga Kosova që bëhet pjesë e Festivalit të Sarajevës pas njoftimit të mëhershëm për pjesëmarrja në konkurencë kryesore të filmit ‘Galaktika e Andromedës’ dhe ‘Exil’-it.
Filmi ‘Zana’ me producent Casey Cooper Jonson kishte premierën botërore në Festivalin e madh të Torontos në shtatorin e kaluar dhe përfaqësoi Evropën në Festivalin ndërkombëtar në Sydney të Austrialisë, është bashkëprodhim në mes Kosovës, Shqipërisë dhe SHBA-ve, dhe financuar nga Qendra Kinematografike Kosovës dhe Qendra Kombëtare e Kinemaografisë në Shqipëri.