Eddie Murphy dhe Toni Braxton, lidhje serioze
Hollywood, 1 mars - Jeta private e Eddie Murphy i ngjan shumë telenovelave, por më në fund duket se aktori ka nisur një lidhje serioze dhe e përzgjedhura është këngëtarja Toni Braxton.
Lajmin e ka bërë të ditur Us Weekly duke shtuar se aktori 50-vjeçar dhe këngëtarja 44-vjeçare e kanë marrë shumë seriozisht këtë marrëdhënie.
Eddie Murphy, i cili ka tetë fëmijë nga lidhjet e tij të mëparshme, kohët e fundit është i pranishëm në çdo koncert të Braxton.
Një zëdhënës i këngëtares është shprehur për revistën Us Weekly: Toni dhe Eddie janë vetëm miq dhe gjithmonë kanë qenë fansa të njëri-tjetrit.
Por, një burim i revistës zbuloi se fëmijët e tyre janë takuar dhe gjithçka po bëhet shumë serioze.