24 Dhjetor 2024

Dy pikturat e vjedhura të Pikasos gjenden në Beograd

Beograd, 27 tetor - Ministria e Brendshme e Serbisë bëri të njohur se dy piktura të Pikasos që ishin grabitur nga një ekspozitë në Zvicër u gjetën në Beograd.

Është fjala për pikturat “Kokë Kali” dhe “Kanë uji dhe gotë”, që kanë qenë në fondin e pikturave të Muzeut Sprengel në Hanover të Gjermanisë.

Pikturat u vodhën në shkurt të vitit 2008, kur ishin ekspozuar në një qendër kulturore pranë Zyrihut.

Ministri serb i Brendshëm, Ivica Daçiç, tha se pikturat me vlerën e miliona dollarëve, u gjetën gjatë një operacioni të përbashkët të policisë serbe me atë zviverane.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)