Dy filma aplikojnë për propozim në Oscars
Prishtinë, 27 gusht - Dy filma artistik kanë aplikuar në thirrjen për aplikim për propozimin e Kosovës për çmimin Filmi më i mirë i huaj. Filmi \"Azemi\" me skenar dhe regji nga Rrahman Fetahu dhe \"Babai\" me skenar dhe regji nga Visar Morina.
Këtë vit komiteti selektues i aprovuar nga Akademia Oscars përbëhet nga: Arben Bajraktaraj (kryesues), Blerta Zeqiri, Shkumbin Istrefi, Zymber Kelmendi, Sevdije Kastrati, Ilire Vinca, Alban Muja.
Vendimi pritet të merret në fillim të Shtatorit.