10 Janar 2025

Dugolli: Isa Boletini e ka vendin në Vlorë

Prishtinë, 15 maj - Vendimi për varrosjen e eshtrave të heroit Isa Boletini në varrezat e dëshmorëve në Vlorë është mirëpritur të enjten nga historiani Bujar Dugolli.

Ai ka thënë se Isa Boletini e ka vendin në varrezat e dëshmorëve në Vlorë. “E përshëndes këtë hap të dy qeverive dhe e çmoj si një vendim të duhur, duke marrë për bazë se Isa Boletini është figurë kombëtare dhe ka luftuar për Shqipërinë e bashkuar.

Isa Boletini ka kontribuar me veprimtarinë e vet patriotike e atdhetare për pavarësinë e Shqipërisë dhe e ka vendin në varrezat e dëshmorëve të kombit në Vlorë, qysh e ka vendin edhe patrioti tjetër Hasan Prishtina. Sepse këta janë figura kombëtare dhe veprimtaria e tyre i kalon ato lokalizmat që shpesh kemi dëshirë t’i potencojmë. Isa Boletini, sikurse edhe Hasan Prishtina, moti e kanë pasur vendin në kompleksin e pavarësisë së Shqipërisë”, ka thënë Dugolli për “Epokën e re”.

Duke e quajtur këtë vendim të mirë dhe të drejtë, ai ka vlerësuar se figurat kombëtare meritojnë të nderohen dhe të vlerësohen në nivel kombëtar. “Isa Boletini është figurë kombëtare, prandaj duhet të nderohet në nivel kombëtar. Veprimi i dy qeverive është i drejtë dhe i mirë, sepse e nderon figurën e Isa Boletinit qysh do të nderohej edhe figura e Hasan Prishtinës po të varroseshin eshtrat e tij në kompleksin e varrezave të dëshmorëve në Vlorë ose në Tiranë. Prandaj, nderi më i madh i jepet kur vendoset në një nivel kombëtar shqiptar, e jo në një nivel të ngushtë rajonal siç janë kulla dhe vendlindja. Mirëpo, kulla është një monument i trashëgimisë kulturore që do të respektohet dhe do të çmohet”, është shprehur Dugolli.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)