Drew Barrymore nxjerr në treg linjën e saj kozmetike
New York, 1 nëntor - Ka qenë imazhi i CoverGirl në pesë vitet e fundit, por tani duket se Drew Barrymore do të nxjerrë në treg linjën e saj të kozmetikeve.
Aktorja ka krijuar një linjë tualeti ekskluzivisht për Walmart që do të dalë në treg vitin e ardhshëm.
Emri i linjës nuk dihet ende, por mësohet se Barrymore ka punuar për linjën me Intercos.
Në këtë mënyrë 37-vjeçarja ndjek hapat e Kate Winslet dhe Dita von Teese, të cilat kanë linjën e tyre të kozmetikeve.
Drew Barrymore është e martuar me Will Kopelman dhe kanë një vajzë 1-muajshe me emrin Olive.