Drake refuzon Madonën pas festivalit Coachella 2015
Kaliforni, 14 prill - Reperi i njohur Drake është shokuar nga puthja që i dha Madona pas performancës së tyre të përbashkët në Coachella kështu që në ahengun e organizuar pas mbrëmjes muzikore ai i është shmangur asaj gjatë gjithë kohës.
Ambicia ime jetësore që dua ta plotësoj është që të dalë në një takim dashurie me Drake dhe thjeshtë ta puthi atë, ka thënë Madona në mars të këtij viti në intervistën 25 gjërat që nuk i dini për mua me Us Weekly.