Dr. Dre reperi më i paguar për 2014-ën
New York, 24 shtator - Megjithëse nuk ka realizuar ndonjë album vitin e fundit, madje as ndonjë turne, reperi dhe producenti Dr. Dre, ka kryesuar në listën e revistës Forbes si reperi më i paguar për vitin 2014.
Shuma e fituar gjatë këtij viti është rreth 620 milionë dollarë dhe kjo falë një kontrate të nënshkruar me kompaninë Apple.
Ndërsa në vendin e dytë renditej Jay Z dhe Diddy me një shumë prej 60 milionë dollarësh secili.
Listën e pesë reperëve më të paguar për 2014-ën, e plotësonin Drake, Macklemore dhe Ryan Lewis me një fitim prej 32 milionë dollarësh.
Për ta bërë këtë listë, Forbes ka analizuar të ardhurat e tyre nga shitjet, publikimet, turnetë dhe kontratat e nënshkruara.