Douglas: 80 % mundësi të shpëtoj
SHBA, 2 shtator - Aktori Michael Douglas ka njoftuar se kanceri i është përhapur, por ka thënë se ka 80 % mundësi që ai të shërohet plotësisht nga sëmundja.
Gjatë një interviste në emisionin \"The Late Show With David Letterman\", legjenda e Hollywoodit ka thënë se sëmundja e tij është përhapur më shumë nga ç\'është menduar.
Ai ka treguar se kanceri është në stadin e katërt, një fazë shumë e avancuar, megjithatë ka thënë që mjekët shpresojnë që terapia do të dalë e suksesshme.
Aktori ka thënë se dyshohet që kanceri është shkaktuar nga koha e gjatë e duhanpirjes dhe konsumimit të alkoolit.