Dosja e ankthshme e Qosjes
BeratArmagedoni
Të pesë vëllimet e ditarit të profesor RexhepQosjes, Dëshmitar në kohë historike, pasnjë muaji e disa ditë leximi të ngadalshëm e të vëmendshëm, i lexova më nëfund. Si kam lexuar me një frymë eas nuk më kanë lënë pa frymë. I kam lexuar duke bërë nënvizime të shumta në ta.
Po të botoheshin pasi ta kisha mbrojtur punimin e masterit, me titull pune Mite të zhveshura, në Fakultetin e Arteve Dramatike të Universitetit të Prishtinës, Dëshmitar në kohë historike do të mëbinte në duar më vonë, kur këtë punim masteri ta përgatisja për botim e timerrja edhe një herë për studim dramat e tij, edhe ditarët e tij, veçanvëllimin e parë e të dytë, në të cilët shkruan për dramat e veta, për qëllimetqë kishte për ti shkruar këto drama, për motivet që e kishin motivuar tishkruante, për ato recensione që kishin shkruar e botuar në gazeta disa kritikëpër dramat e tij kur ishin bërë shfaqje teatrore, kryesisht recensione tëgabuara, të cilëve Qosja u bënë metakritikë të mprehtë e të rreptë.
Prandaj,falë mentorit të vyeshëm e erudit, Haqif Mulliqit, të cilin, më parë sesaprofesor, e kam mik, punimi për Mite tëzhveshura, sipas tij, para se të mbrohej, duhej të plotësohej edhe me tëdhëna të tjera rreth tyre që tashmë i ka bërë publike në ditarët e vet, vetë Qosja.Sugjerim me vend e me mend jo vetëm që punimit të masterit tia shtoj edhepesëmbëdhjetë faqe të tjera, ta bëj gjithsejtë 175, por të lexoj e të njoftohempër ngjarje, veprime e veprimtari të njerëzve që as i kisha përjetuar, asdëgjuar, as lexuar.
Dhe, çështë e vërteta, skam lexuar deri më sot, nga asnjëshkrimtar tjetër shqiptar, gjëra më të bukura sesa i përshkruan ky shkrimtar nëkëtë ditar edhe atëherë kur janë fort të dhimbshme, edhe atëherë kur janë fort tëthjeshta.
Madje asgjë më shumë sesa vëllimet e ditarit të këtij dëshmitari nëkohë historike smë ka pëlqyer prej gjithë atyre që ka shkruar deri më sot.Asgjë. Smë kanë pëlqyer aspak shkrimet e shkrimtarëve të tjerë kur në mendje,derisa i lexoja vëllimet e ditarit të Qosjes, bëja krahasime të shkrimit të tije të atyre të shumtëve, të cilët, për fat të keq, e kanë lodhur veten dukeshkruar e duke u ofruar lexuesve tekste pa shije e pa dije.

Pos këtyre pesë vëllimeve, jam njoftuar nga miqtë, eKosovës e të Shqipërisë, se në Panairin e sivjetmë të Librit në Tiranë ka dalë ngabotimi edhe vëllimi i gjashtë por, ende smë ka rënë në dorë, as ende skamlexuar as në gazeta të shtypura, as në ato portale që e quajnë veten gazeta,asnjë lajm për të. E, ky titull përmbledhës,Dëshmitar në kohë historike, është mjaft i gjetur dhe mjaft me vend, sepse janëtë përmbledhura të gjitha në një, të shkarkuara jo nga kujtesa, por të shkruaraaty për aty: shih me sy, shkruaj me duar, logjiko me mendje; të djeshmen shkruaje,po pate kohë, menjëherë; nëse jo, mos e lë të djeshmen për nesër.
Vëllimet e këtij ditari kanë renditje të viteve nëballinën e tyre, kurse nëntituj në faqen titulluare të secilit vëllim: Koha e shpresës dhe e mendimit parathënës:(1966-1974), në vëllimin e dytë Kohae rilindjes së papritur: (1975-1978), në të tretin Koha e idealistëve dhe e kameleonëve: (1979-1981), në të katërtin Qëllimi i madh dhe përndjekja e madhe:(1982-1983), në të pestin Oligarkiaudhëhumbur dhe shërbëtorët e saj intelektualë: (1984-1985). Dhe ky titull, Dëshmitar në kohë historike, e këta nëntituj për secilin vëllim të tij, shfaqin para nesh një dëshmitarvrojtues e kritikues; një erudit; shfaqin para nesh jo tipin e ditarit fiksionalsiç është, ta zëmë, Sikur të isha djalë i Haki Stërmillit.
Në ta, përposngjarjeve nga jeta familjare e Rexhep Qosjes, është jeta e kolektivit, elëvizjeve studentore për vetëvendosje, në anën tjetër e funksionarëve tëdikurshëm të shtetit, në mesin e tyre edhe të shumë shqiptarëve që i rrininkarshi sistemit jugosllav, i cili slejonte universitet në gjuhën shqipe. Vetëmi lejonte, pasi i maltretonte fizikisht e psikikisht, të shpërnguleshin ngatrojet e veta. Po në ta i shohim, përkrah pushtetit serb, shumë shqiptarë(fatkeqësisht, kanë qenë e janë shqiptarë), disa prej të cilëve edhe sot janëtë pranishëm në Qeverinë e Republikës së Kosovës, gjykimin për të cilët mund tajapim pasi të marrim informacione në këta ditarë për ta se kush kanë qenë, seçfarë kanë bërë dhe çfarë kanë qenë në gjendje të bëjnë po të vazhdonte edhe mëtutje Kosova të ishte pjesë e Jugosllavisë, për të cilin ishin angazhuar shumëtë mbetej ashtu siç ka qenë e u vjen mërzi që është siç është sot.

Kalojnë para nesh, në faqet e këtyre ditarëve,njerëz analfabetë, akademikë analfabetë, atdhetarë e tradhtarë, kokëfortë eservilë. Kalojnë, po para nesh, shkrimtarë të mirë, të këqij e modestë;studiues të mirë, të shkëlqyeshëm, të dobët e jashtëzakonisht të dobët.Kalojnë, po para nesh, njerëz trutharë, krenarë e zuzarë; dallaveraxhinj, kurthaxhinje koprracxhinj; të thyeshëm e të pathyeshëm; njerëz të metamorfizuar, me trajtae pa trajta; të gjallë, në prag të vdekjes, të vdekur e të paharruar e tëvdekur të harruar; edhe kufoma politike; maskarenj, të urryer, të simpatizuar etë shantazhuar; edhe të njëllojtë e të tjetërllojtë; edhe asi që, sapo shihenme të, ia ndreqnin ditën Qosjes e i shkonte gjithë dita mbarë edhe nëse kishin harruarti uronin punë e ditë të mbarë.
Dëshmitë nëDëshmitar në kohë historike janë rrëqethëse edhe kur shkruhet për procesete ndryshme shoqërore e gjyqësore; për personalitetet politike, kulturore,arsimore e shkencore që kanë rrënuar, rrojnë e më nuk rrojnë as nuk rrënojnëkulturën, arsimin e shkencën tonë; edhe për llojet e personaliteteve e llojet eluftërave e të luftëtarëve.
Dëshmitë e tij dëshmojnë se autori i tyre është njënjeri i përkryer, erudit, i dallueshëm fort nga të tjerët, që ka njohuri tëjashtëzakonshme për kulturat e shumë vendeve evropiane e botërore; që ka lexuarvepra të shkrimtarëve jugosllavë, francezë, anglezë, gjermanë, italianë, rusë eçfarë e kënd jo tjetër; që ka njohuri nga të gjitha shkencat e nga të gjithaartet e që, para së gjithash, është një intelektual që i do: gjuhën shqipe,popullin shqiptar, kulturën e tij dhe shtetin e përbashkët shqiptar, të cilëveu bëhet mburojë me reagime.

Së këndejmi, dëshmitë e tij janë biografi e popullitnë prozë. Dëshmitë e tij janë edhe kundër dështimeve të shkrimtarëve shqiptarënë prozë e poezi, edhe kundër tezave të dobëta të magjistraturave e tëdoktoraturave e librave studimorë.
Janë edhe kundër: Autobiografisë së popullit në vargje, edhe kundër Dasmës, edhe kundër Dimrit të vetmisë së madhe, edhe kundër disa romaneve të tjerë tëIsmail Kadaresë e mendimeve të shprehura nga ai për kombin e popullin shqiptar;edhe kundër shumë librave të tjerë të autorëve nga Kosova e Shqipëria, të cilëti kritikon argumentueshëm dhe arsyeshëm. Dhenë mesin e shkrimtarëve me më zë shqiptar,Qosja, jo për tia bërë qejfin Sabri Hamitit, as për tia rritur vetesautoritetin e studiuesit e të kritikut, e kritikon ashpër Ismail Kadarenë, tëcilin, pos që e quan shkrimtar politikan, e quan edhe shkrimtar të dobët dhelutet për të kësisoj: Ruana, zot, prejshkrimtarëve të bërë gardistë të kuq në letërsi, siç është Ismail Kadare, tëcilët nuk ngurrojnë ta bëjnë veprën letrare mjet propagandistik të politikësdhe të ideologjisë aktuale, madje, të një politike dhe të një ideologjie siçështë ajo që po zbaton Mao Ce Duni me revolucionin e tij kulturor në Kinë! Dhe,me gardistët e kuq!

Dëshmitarnë kohë historike është dosje e ankthshme për persona e personalitete,njëkohësisht një skenar për një film të gjatë dokumentar, përplot personanegativë e pozitivë, ngjarjet e të cilit, po mos të ishin të vërteta, RexhepQosja deri më tash ose do ti hante të 2 633 faqet e pesë vëllimeve të tij(vëllimin e gjashtë se kam lexuar ende, prandaj se di sa faqe ka, as çfarëshkruhet në të) në ndonjë shesh të Prishtinës, ose do të detyrohej tëshpërngulej nga Kosova për shpifje, ose do të bëhej atentat ndaj tij ngandonjëri prej atyre që i zë në gojë. Çuditërisht, Qosja ende është gjallë!Çuditërisht, ende heshtin ata që përmenden me emër e mbiemër në pesë vëllimet ekëtij ditari të madh e të jashtëzakonshëm; i pranojnë gabimet, i pranojnëbashkëpunimet me serbë, i pranojnë dështimet në kulturë, arsim e shkencë; epranojnë lojën në bisht që kanë bërë dikur në kurriz të të tjerëve dhe ende, assot, nuk janë në gjendje të kërkojnë falje as publikisht, as privatisht. Prandaj,duke mos pasur as edhe një reagim të derimësotëm ndaj ngjarjeve të përshkruaranë të, Dëshmitarin e tij dhe dëshmitë e tij si mbrojnë të huajt, siç do timbrojë Gjykata Speciale dëshmitarët që do të dëshmojnë për krime lufte nëKosovë ndaj atyre që mendohen se i kanë bërë e që do tu ngrehet aktakuzëkurdoherë, as shpërngulja jashtë vendit, por e vërteta përballë tyre e paranesh. Muajt e deritashëm, prej kur kanë dalë nga shtypi të pesë vëllimet ekëtij ditari, po dëshmojnë se Dëshmitari,në Dëshmitar në kohë historike, skasajuar ngjarje, por ka dëshmuar për ndodhi të përçdoditshme nga viti 1966 derimë 1985. Kështu që, Dëshmitar në kohëhistorike, përmbajtja e të cilitsështë kontestuar deri më tash, ështënjë ditar true story që sdo tëkontestohet as tash e temas.