24 Dhjetor 2024

Doli nga shtypi romani i Rrustem Rrustemit “Patkoi me katër harqe”

Prishtinë, 23 shkurt - Në jubileun e 20-vjetorit të çlirimit të Kosovës, dje doli nga shtypi romani i gazetarit dhe publicistit, Rrustem Rrustemi, “Patkoi me katër harqe”.

Subjekti i librit është një rrëfim dhe histori e trishtë e vuajtjeve dhe sakrificave mbinjerëzore të popullit shqiptar për çlirim nga regjimi një shekullor i Serbisë. Në vija të shkurtëra: rrugëtimi i kombit nëpër kapërcyellin e historisë për mbijetesë…

Personazhi i romanit, një luftëtar i UÇK-së, pas kthimit nga lufta, mëson për tragjedinë e babait dhe të familjes që kishin pësuar nga ushtria, policia dhe paramilitarët serbë.

Gjenerali serb i shumë luftërave në ish-Jugosllavi, me ushtarët e tij, e masakrojnë profesorin dhe ideologun e çështjes kombëtare, Marin Rrezallajn, duke ia ndarë kokën nga trupi, prej së cilës gjenerali bëri edhe llambadar!!!...

Odisejada e birit të Marinit për ta gjetur me çdo kusht kafkën e babait të masakruar, përballja imagjinare e “shpirtit’’ të njeriut fantazmë me gjeneralin, dialogjet për luftën midis “kafkës” - llambadar dhe dorasit, fati i gjeneralit kriminel, janë vetëm disa nga shumë tablo tmerruese të këtij romani.

Libri në fjalë, këto ditë do të gjendet edhe në disa pika të shtijes

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)