Doli nga shtypi Monografia e Xhafer Pecit
Mitrovicë, 5 mars - Këto ditë doli nga shtypi Monografia e Xhafer Bajram Pecit, piktor akademik dhe historian i artit.
Monografia bënë fjalë për veprimtarinë e Xhaferit prej bankave të shkollës fillore deri më sot. Monografia përfshin edhe afër dyzet punimeve në color .
Monografia e shkruar për Xhafer Bajram Pecin, është monografia e parë në historinë e artit të Mitrovicës, e cila do tI shërbej historisë dhe gjeneratave të ardhshme në këtë lëmi.
Monografinë e kanë financuar Drejtoria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit e Komunës së Mitrovicës dhe organizata joqeveritare SHAV-M në Mitrovicë.