"Dodona" kujton Faruk Begollin
Prishtinë, 22 gusht - Teatri i Qytetit të Prishtinës - Dodona, nesër në ora 20:00 organizon Mbrëmjen tradicionale për ikonën e Dodonës, profesorin Faruk Begollin.
Kjo Mbrëmje shënon shtatëvjetorin e ndarjes nga jeta të artistit, të pedagogut dhe drejtorit shumëvjeçar të teatrit Dodona.
Në mbrëmje do të shfaqen xhirime të rralla nga jeta e Begollit, të bëra nga aktori i teatrit të Dodonës, Faik Gashi. Këto xhirime janë realizuar me lejen e Begollit dhe pajtimin e tij që ato më vonë të jenë pjesë e një dokumentari për të.
Dëshira e profesorit ka qenë që unë ta realizoj një dokumentarin për jetën e tij, ka thënë Gashi.
Meqë Begolli nuk i ka dashur asnjëherë fjalimet, por ndejat, diskutimet dhe atmosferën shoqërore, Mbrëmja do të jetë pa protokoll, pa fjalime të gjata, nën tingujt e muzikës së lehtë qytetare.
TQP Dodona fton të gjithë miqtë dhe dashamirët e veprës së tij, të jenë të pranishëm në këtë mbrëmje.