Dobroshi përshendet në shqip në ceremoninë e Akademisë Evropiane të Filmit
Berlin, 10 dhjetor - Aktorja e famshme nga Kosova, Arta Dobroshi, ka prezantuar një çmim në Ceremoninë e Akademisë Evropiane të Filmit në Berlin.
Kjo është një nga ceremonitë më të mëdha në botën e filmit, e cila konsiderohet si Oscari-i i Evropës.
Përpara se të prezantonte çmimin, aktorja përshëndeti të gjithë pjesëmarrësit në shqip. Keni shumë të fala nga i gjithë populli i Kosovës, - tha Dobroshi.
Vlen të theksohet fakti se në këtë ceremoni, është hera e parë që flitet shqip. Pjesëmarrës në të ishin, Kristin Scott Thomas, Diane Kruger, Christopher Lambert, regjisori Pedro Almadovar si dhe kompozitori Ennio Morricone.