Divorcohen Rusell Brand dhe Katy Perry
Los Angelos, 31 dhjetor - Aktori Rusell Brand ka kërkuar divorcin nga këngëtarja Katy Perry në një gjykatë të Los Angelos, ditën e premte.
Sipas TMZ, Brand ka ndërmarrë këtë hap pa u këshilluar me bashkëshorten e tij.
Fatkeqësisht Katy dhe unë i japim fund martesës sonë. Gjithmonë do ta dua dhe jam i bindur që do të vazhdojmë të jemi miq të mirë, lexohet në një komunikatë të aktorit.
Brand dhe Perry u njohën në vitin 2008 dhe u martuan në Indi në tetor të vitit 2010. Vetëm para një muaji aktori britanik përgënjeshtroi zërat se mes tij dhe bashkëshortes kishte krizë.
Cifti nuk i ka kaluar së bashku Krishtlindjet (Perry është parë në Hauai ndërsa Brand është fotografuar në Londër) dhe asnjë prej tyre nuk mban më unazën e martesës.