23 Dhjetor 2024

“Ditët e Mërgatës” këtë vit në Gjilan nisin me alpinizëm në bjeshkët e Karadakut

Gjilan, 29 korrik - Organizuar nga Klubi Alpin Gjilan dhe Komuna e Gjilanit gjatë vikendit është realizuar ecja tradicionale “Ditët e Mërgatës 2019”, ku kanë marrë pjesë një numër i konsiderueshëm i alpinistëve të përcjellur edhe një një numër i qytetarëve kurreshtarë, të cilët pëlqejnë natyrën dhe ecjen nëpër te.

Në këtë ecje e cila në mënyrë simbolike është shënuar këtë vit në malet e Karadakut, është përshkruar një shteg prej rreth 6 kilometrash, ku përpos bukurive natyrore, pjesëmarrësit kanë vizituar edhe kishën e “Shën Anës”, e cila është në mesin e objekteve të trashëgimisë kulturore e fetare me një histori shumë të gjatë.

Karvanit të alpinistëve dhe vargut të gjatë të qytetarëve pjesëmarrës-bashkëatdhetarëve iu kanë bashkangjitur edhe ekipet e Ushtrisë së Kosovës dhe përfaqësuesve të Komunës, konkretisht atyre të sportit. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)