Ditët e kulturës shqiptare u përcollën nga shumë bashkatdhetarë
Këto aktivitete u përcollën nga një numër i madh i bashkatdhetarëve tanë, të cilët u shprehën në mënyrë shumë pozitive për këtë projekt të ministrisë.
Ministri Murati, gjatë qëndrimit në Londër vizitoi edhe disa biznese të suksesshme të diasporës sonë si \"Queens Arms\", \"Focus Group\" dhe \"My Place\", me të cilët bisedoi për sfidat që kanë në aktivitetet e tyre dhe mundësitë e bashkëpunimit të tyre me atdheun.
Gjithashtu, Murati, në Londër vizitoi shkollat shqipe \"Ardhmëria\" dhe \"Kosova\", dhe u takua me drejtuesit e tyre, mësueset si dhe e përcolli nga afër rrjedhën e një pjese të procesit mësimor.
Në këto takime, ministri bisedoi edhe për sfidat e shumta të mësimit shqip në diasporë. U trajtuan çështjet në të cilat është duke u punuar së bashku edhe me shtetin shqiptar, sidomos në fushën e kurikulave të përbashkëta, standardeve të mësimdhënies dhe licencimit të mësuesve dhe nxënësve.
Ai i njoftoi ata që shumë shpejt do tu dërgojë edhe një sasi librash dhe mjetesh shkollore për ti konsoliduar këto shkolla me mjetet pedagogjike.