Dita e Përdoruesve të Karrocës shënohet me moto ‘’Mos ma kufizo lëvizjen’’
Prishtinë, 1 mars - Me rastin e shënimit të 1 Marsit - Ditës së Përdoruesve të Karrocës Handikos organizon aktivitet me moto ‘’Mos ma kufizo lëvizjen’’, e cila mbahet në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë.
Pjesëmarrës do të jetë kryeministri i Republikës së Kosovës Albin Kurti, si dhe përfaqësues të ambasadave të huaja.
Dita e Përdoruesve të Karrocës për herë të parë u shënua vitin e kaluar në Kosovë, kurse sivjet po e shënohet me moton “Mos ma kufizo lëvizjen”, me qëllim të festimit të ndikimit pozitiv të karrocës në jetën e një personi, rikujtimit të numrit të përdoruesve të karrocës në vend dhe në botë, si dhe vetëdijësimit të shoqërisë për t’a bërë botën një vend të qasshëm për të gjithë.