"Dita e Mërgimtarëve" mbahet në Shalë të Bajgorës
Bajgorë, 28 korrik - Sot në fshatin Bajgorë të Komunës së Mitrovicës do të mbahet aktiviteti "Dita e Mërgimtarëve".
Ky aktivitet organizohet nga komuna e Mitrovicës, Vushtrrisë dhe Podujevës, në bashkëpunim me Ministrinë e Diasporës dhe Investimeve Strategjike si dhe MKRS- Qendra për Trashëgimi Kulturore.
"Dita e Mërgimtarëve" tashmë është bërë tradicional, i cili mbahet çdo vit në të njëjtën kohë dhe vend, me ç'rast do të gërshetohen aktivitete të përbashkëta kulturore, artistike, sportive dhe grupe të Ansambleve të qyteteve.