26 Dhjetor 2024

Disney blen gjigantin "Fox film" për 52.4 miliard dollarë

Los Angelos, 15 dhjetor - Disney arriti një marrëveshje për blerjen e "21st Century Fox" me vlerë mbi 52 miliardë dollarë amerikanë.

Disney do të marrë kontrollin e studiove të filmit dhe televizionit të kompanisë së njohur "21st Century Fox", si dhe rrjetet e saj kabllore të argëtimit dhe projektet televizive ndërkombëtare.

Këto asete përfshijnë superheronjtë si "Spider Man", "Hulk", "Iron Man", "Black Widow", etj , si dhe një numër shfaqjesh televizive më të ndjekura të të gjitha kohërave.

Ekspërtët thonë se blerja miliardere e përfocon pozicionin e "Disney"-t, si një prej kompanive kryesore mediatike në botë dhe e vendos në pozicion që të konkurrojë fuqishëm me perandoritë e internetit, si "Amazon", "Facebook" apo "Netflix".

Të njëjtin mendim ka dhe shefi ekzekutiv i Disney-t, Bob Iger, i cili tha se kjo marrëveshje do rrisë më tej famën ndërkombëtare.

Disney po ashtu do të marrë kontrollin e shërbimeve video të Hulu-t, të cilat u blenë nga Fox-i disa vjet më parë.

Ky është një nga konkurrentët kryesorë të Netflix-it.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)