10 Janar 2025

Diskutohet themelimi i muzeut “Nikë Prela”

Prishtinë, 25 qershor - Në një takim ndërmjet ministrit të Kulturës, Rinisë dhe Sportit Kujtim Shala dhe drejtorit gjeneral të Cartiasit të Kosovës, don Viktor Sopi, u bisedua për mundësitë e bashkëpunimit ndërmjet MKRS-së dhe Caritasit të Kosovës, veçmas në fusha me rëndësi, siç janë promovimi i kulturës, diversitetit dhe rinisë, fusha këto në të cilat Caritasi është i angazhuar në Kosovë.

Drejtori Sopi e përgëzoi ministrin Shala për punën e suksesshme që po bën dhe shprehu interesimin që të bashkëpunojë ngushtë me Caritasin e Kosovës.

Po ashtu, ndërmjet ministrit Shala dhe drejtorit Sopi u bisedua për mundësinë që objekti i Selisë Ipeshkvnore të Kosovës në Ferizaj, i ndërtuar me 1903, që është objekt me vlerë dhe është pjesë e listës së Trashëgimisë Kulturore të Kosovës për Mbrojtje të Përkohshme, të rivitalizohet dhe në të ardhmen të shihet mundësia e themelimit të një muzeu në nder të Ipeshkvit të Kosovës, Nikë Prela, i cili ka dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm për Kosovën dhe jetën kulturore të Kosovës, sidomos gjatë viteve të rënda të 90-tave.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)