10 Janar 2025

Diskutohet rreth funksionimit të Qendrës Rinore Multietnike

Mitrovicë, 18 qershor - Nënkryetari i komunës, Safet Kamberi, ka pritur zyrtaren e lartë të Ambasadës Gjermane në Kosovë, Henriette Kotter, e cila shoqërohej nga drejtues të Organizatës Gjermane “Diakonie” dhe të Qendrës Rinore Multietnike.

Gjatë këtij takimi u bisedua për mundësin e mbështetjes së Qendrës Rinore Multietnike, ndërtimin e së cilës e ka financuar Gjermania, ndërkaq komuna ka ofruar parcelën për ndërtimin e saj.

Kotter tha se Gjermani përveç se ka mbështet ndërtimin e objekti,t ka financuar qendrën për një vit, mirëpo tani mjetet janë duke u harxhuar dhe qendra në fjalë ka nevojë për mbështetje. Ajo ka kërkuar nga Komuna e Mitrovicës që ta mbështesë financiarisht Qendrën Rinore Multietnike , e cila ndodhet në afërsi të urës kryesore mbi lumin Ibër.

Nënkryetari Kamberi, pasi falënderoj përfaqësuesit e Gjermanisë për investimet që kanë bërë deri më tani dhe mbështetjen që kanë ofruar për komunitetin në Mitrovicë, tha se mundësit buxhetore tani për tani nuk lejojnë një gjë të tillë.

“Kapacitetet e Komunës së Mitrovicës janë të vogla për të mbështet këtë projekt. Kemi bërë përpjekje që të ndajmë një fond nga i cili do të mund ta mbështesnim edhe këtë qendër përmes subvencioneve, mirëpo një gjë e tillë është e pamundur të bëhet për këtë vit. Unë personalisht jam i interesuar për një zgjidhje të qëndrueshme, këtë ua kam thënë edhe më herët. Ne kemi edhe një Qëndresë Rinore të cilën e mbështesim, ngase kemi qenë të obliguar me ligj për themelimin e saj, kështu që është e vështirë të mbështeten dy qendra rinore”, tha Kamberi.

Ai ka propozuar që diskutohet më gjatë për këtë çështje, në takime të përbashkëta të drejtuesve të dy qendrave, Drejtorisë për Kulture, Rini dhe Sport, ku do të mund të merrnin pjesë edhe përfaqësuesit e Diakonisë, në mënyrë që të shqyrtohet mundësia e shkrirjes së dy qendrave në një dhe të mbështet si një qendër rinore.

Ata u dakorduan që të fillohet me diskutime më të gjata, së bashku me drejtuesit e dy qendrave rinore, për të gjetur një zgjidhje të qëndrueshme.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)