Disenjatorja Llapashtica, vjen me koleksionin e ri pranverë-verë
Prishtinë, 1 mars - Disenjatorja Vjollca Llapashtica, gjithë kreativitetin e saj e ka derdhur në koleksionin e saj për sezonin pranverë- verë 2019, të quajtur “B.Y.U., Build Yourself Up”, të cilin e ka prezantuar nëpërmjet një fotosesioni.
Në këtë koleksion, me shumë kreacione, dhe secili më i bukur dhe komod se sa tjetri, kanë dominuar fustanet tejet elegante dhe për të gjitha moshat.
Disenjatorja Llapashtica, ka paralajmëruar se brenda këtij viti se do të prodhojë edhe shtatë koleksione të tjera.
I radhës pas këtij të fundit do të jetë koleksion exkluzivisht për maturantë me mbi 100 modele.
Në fotosesion e tanishëm, mund t’i shihni vetëm disa modele ndërsa të gjitha mund t’i gjeni në atelienë e saj në Lagjen “Arbëria” në Prishtinë.