DiCaprio në një film për perandorinë osmane
Hollywood, 19 prill - Producenti i filmit turk Famine, i cili flet për ndihmën e Perandorisë Osmane Irlandës gjatë shekullit XIX u ka ofruar role aktorëve të famshëm të Hollywoodit, Leonardo DiCaprio dhe Colin Farrell, raporton Anatolia.
Negociatat janë duke u zhvilluar me regjisorin e mirënjohur irlandez, Mark Mahon, i cili duhet të qëndrojë prapa kamerave, ndërsa është e sigurt se filmi do të xhirohet në Turqi dhe në qytetin-liman të Irlandës, Droghed.
Në qendër të filmit aksion është një histori dashurie në mes të marinarit Fatih dhe irlandezes Mary.
Skenaristi dhe drejtori i projektit, Omer Sarikaya, tha se është i ngazëllyer në lidhje me interesimin e regjisorit irlandez, Mark Mahon, për filmin.
Mahon tha se kjo histori është më interesante se sa ajo e Titanikut, tha Sarikaya.
Sarikaya tha se aktorëve Hollywoodian që iu ofruan rolet janë të interesuar për filmin, por që nuk kanë nënshkruar ende kontratë.
Për rolin e Fatih e dëshirojmë Leonardo DiCaprion, ndërsa për rolin e Patrickut do të donim Colin Farrell, i cili është me origjinë irlandeze, tha Sarikaya.
Sarikaya shtoi se gjysma e aktorëve do të përbëhen nga turqit, ndërsa gjysma tjetër e aktorëve do të jenë të huaj.