06 Janar 2025

Diaz falënderuese për ish-dashnorët

Nju Jor, 14 prill - Cameron Diaz është shprehur shumë falënderuese për të gjithë dashnorët e saj.

Ylli i filmit “The Other Woman”, e cila në të kaluarën ka qenë në romancë me yjet si Justin Timberlake, Jared Leto, Matt Dillon dhe Alex Rodriguez, ka mësuar shumë nga ata dhe mendon se ata i kanë ndihmuar ta njohë veten më mirë.

“Jam mirënjohëse ndaj të gjithëve, pa marrë parasysh se a ka qenë një lidhje e shkurtër apo e gjatë. Nuk ka asnjë gjë nëpër të cilën kam kaluar, prej së cilës nuk kam marr mësim nga ajo dhe që më ka çuar deri këtu ku jam tani dhe nuk mund të besoj se sa gjëra të mrekullueshme të jep jeta”, ka deklaruar ylli 41 vjeç për revistën “InStyle”.

Biondja e bukur momentalisht është beqare dhe mendon se femrat nuk duhet të ndjejnë presion për t’u martuar. “Shumë femra vrapojnë pas martesës, pasi u është thënë se kjo ua sjell lumturinë. Ato vrapojnë pas saj, e gjejnë atë dhe pastaj e kuptojnë se kjo nuk i bënë të lumtur, por përkundrazi i bënë të mjerueshme. Nuk e di nëse dikush ka pasur një lidhje të vërtetë monogame. Ne të gjithë kemi instinkte sikur kafshët, por ne jetojmë në një shoqëri në të cilën na imponohen gjëra të tilla”, ka përfunduar ajo.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)