Di Caprio ska kohë për dashuri
Hollywood, 17 prill - Pasi ka qenë i lidhur me bukuroshe si Gisele Bundschen, Bar Rafaeli dhe Erin Heatherton, Leonardo Di Caprio tashmë është beqar dhe për këtë ai fajëson axhendën e ngjeshur të punës.
Kam qenë gjashtë muaj duke u marrë me xhirime dhe në këto kushte nuk mund të përkushtohesh në një lidhje dashurie, deklaroi aktori hollivudian për revistën Esquire.
Edhe pse është shumë i pëlqyer nga publiku, Di Caprio nuk e ka parë kurrë veten si një pretendent për Oscar.
Mbase kjo vjen ngaqë nuk kam pasur rroba të bukura ose model flokësh të bukur. Kur kam futur këmbët në industrinë kinematografike më është dukur sikur fitova lotarinë. Thjesht jam i kënaqur me karrierën time dhe nuk mendoj për çmime, tha protagonisti i Titanic.