Di Caprio lë kinemanë për ambientin
Hollywood, 21 janar - Leonardo Di Caprio do të marrë disa pushime nga kinemaja për tu përqëndruar tek fushatat mjedisore.
Aktori ka deklaruar se ka në plane të udhëtojë anembanë planetit duke bërë të mira për ambientin
Do doja të përmirësoja paksa botën. Do të udhëtoj anembanë planetit duke bërë të mira për ambientin. Unë e kam të mbushur çatinë me panele solare, makinën e kam elektrike
, theksoi Di Caprio.