09 Janar 2025

Dhjetë profesorë Ndërkombëtar i drejtohen UNESCO-s për Kosovën

Prishtinë, 4 nëntor - Me nismën e Institutit RIDEA, dhjetë profesorë ndërkombëtar (shumica anëtarë të Bordit Këshillues Ndërkombëtar të Institutit RIDEA), të shquar në fushat e tyre të dijes dhe nga universitete me renome nga bota perëndimore, i janë drejtuar me një letër të hapur Konferencës së Përgjithshme të UNESCO-s, rreth anëtarësimit të Kosovës në këtë organizatë.

Konferenca e Përgjithshme është organi përgjegjës që do të marrë vendimin përfundimtar rreth anëtarësimit të Kosovës, duke vepruar në vijim të rekomandimit pozitiv të Bordit Ekzekutiv.

Kërkesa e profesorëve është e thjeshtë dhe e qartë: Republika e Kosovës meriton të anëtarësohet si anëtare fuqiplotë dhe me të drejta të plota në UNESCO.

Siç mund të shihet nga letra, e drejta e Kosovës për anëtarësim në UNESCO, mbështetet në fakte dhe argumente të pamohueshme juridike dhe politike.

Gjithashtu, letra vë theksin te karakteri universal i nocioneve të arsimit dhe të shkencës, si dhe te fakti se UNESCO do të përmbushte mandatin e saj të plotë vetëm duke zgjeruar shtrirjen e saj, si dhe, në këtë kontekst, duke i ofruar Kosovës vendin e saj të natyrshëm në këtë organizatë dhe përfitime të shumta në sferat e arsimit, të shkencës dhe të kulturës.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)