Dëshmitari i të arratisurve
Berat Armagedoni
Romanin Bartësii shpirtrave të përzënë ma dha sot (11.11.2015) autori i tij, Adil Olluri,i cili përkushtimin në të për mua duket se e ka shkruar disa orë përpara se tëtakohej me mua e të ma jepte për lexim. Sigurisht ma dha me dashamirësi, sepsekështu shkruan në faqen titullare të tij: Mikut tim, Beratit, medashamirësi! Po ti shkonte mendja se nuk do ta lexoja nuk do të madhuronte e që, ende pa ma dhuruar, e kisha lexuar dhe kisha bërë nënvizime nëtë e mbajtur shënime për të. Thjesht, nga ai po merrja kopjen e dytë. Dhederisa pinim kafe në Amaro, (në një lokal afër Fakultetit tëFilologjisë), pas dhurimit të këtij libri, disa herë e hapi temën e këtijromani, duke më treguar për motivet e temat e tij, edhe për personazhet e tij,e unë vazhdimisht bëja përpjekje ta përdridhja temën e bisedës, duke hapur temëtjetër meqë, pasi e kisha lexuar këtë roman pak ditë më parë, doja që atopërshtypje që i kisha për Bartësin e shpirtrave të përzënë ti bëjapublike ndërkohë në medie e jo tia thosha vetëm autorit të tij e të mbesinvetëm aty, në lokal e, tash, në këtë ditar.
Libri, meqëshkruhet për publikun, duhet gjykuar publikisht edhe për të mirë, edhe për tëkeq. Dhe ky më poshtë ishte teksti që kisha shkruar po atë ditë që e kishalexuar romanin e tij, më datë 2.11.2015.
Sot do talexoj këtë libër që është botuar para dy-tre ditësh. Fillimisht në të shoh atëqë shihet e që duhet të shihet në librin e Adil Ollurit, me titull Bartësi ishpirtrave të përzënë: ballinën e romanit, llojllojshmërinë e ngjyrave nëpikturë e ato tria në ballinë: të zezën, të kuqen e të bardhën. Pastaj tipin eshkronjave, të cilat smë pëlqejnë aspak as në ballinë, as anash librit, sejanë shkronja të mëdha në një format libri të vogël (me dimension, 24centimetra lartësia e 13 centimetra gjerësia). Madje sdo të duhej të ishinashtu si janë tash: sikur të pikturuara, dhe jo në një libër vetëm 132-faqesh.Edhe thyerja teknike e fjalëve dhe fjalive është bërë keq, pasi fjalët nuk janëndarë në rrokje, por aty ku teknikisht i ka ndarë faqosja e tij në MicrosoftWord. Pra, libri, për të mos ndodhur thyerja e fjalëve vend e pa vend, ështëdashur të faqosej në QuarkXPress ose InDesign. Tekefundit, edhe pse ështëfaqosur me këtë program që shkruajmë, Microsoft Word, është dashur të kihetkujdes për thyerjen e fjalëve në fund të fjalisë. Shoh ndërkohë se redaktor ikëtij libri është një dashamirës i tij, Agron Y. Gashi, e recensent një koleg itij, Gëzim Aliu. Është aty edhe emri i atij që e ka dizajnuar ballinën e libritdhe gjithë librin, Dalip Xh. Gashi. Po aty është edhe emri i autorit tëpikturës në ballinë, Anton Krasniqi. Përshkrimi për këta të dy, thyerjagrafike dhe piktura në ballinë, do të duhej të bëhej ndryshedhe të bëhej shqip.
Fjalinë eparë që lexoj aty ku nis romani është kjo: Kthimi te dritarja e vogël. Kyështë prologu i romanit. Ndalem një çast dhe, derisa e shfletojromanin shpejt e shpejt, kërkoj përmbajtjen e tij, të cilën se gjej askund.Parakalojnë para meje Akti i parë, Akti i dytë, Akti i tretë. Seciliprej tyre, sa kuptoj gjatë shfletimit, ka numër të njëjtë faqesh, rreth 60.Akti i fundit (i treti) ka më pak, se e shfletoj më shpejt se dy të tjerët. Këtaakte kanë edhe skena. Realisht këto skena skanë kësi emërtimi, por kanëndarje me numra romakë: I, II, III, IV... dhe njëfarë nëndarje tjetër me shenja(me tre yje:***). Pyes veten, mund të jetë ndonjë dramë?! Pse roman me akte?!Pse ky eksperiment i përsëritur?! Dhe pse nga Olluri?! Pas shfletimit të tij,nis leximin e tij. Përpiqem ta lexoj shpejt, por sintaksa e tij, edhe fjalitë egjata të tij, po më ngadalësojnë.
Vërej se poflitet për dikë. Vërej se është i shkruar në vetën e dytë njëjës (ti). Vërej sedikush po e vështron dikë dhe po u tregon të tjerëve për të e po flet gjatë përtë. Rrëfimtari flet për enterierin e një banese, për gjendjen e tërësishme tësaj dhe për hollësitë e saj. Përshkruan edhe gjendjen shpirtërore të atij(mashkullit) dhe të asaj (femrës) derisa e shohin rrëmujën në banesë dheperipecitë e jetës së tyre muaj të tërë kaluar jashtë banesës. Aty ku zënë vendhollësitë, fillon dialogu mes dy personazheve, burrit e gruas, Valdetes(rrobaqepëse) dhe Bardhylit (arsimtar i letërsisë), të cilët, pas përfundimittë luftës, kthehen ta jetojnë jetën aty ku e kishin ndërprerë, shëndosh e mirë.Dialogu i tyre është i zakonshëm dhe i thjeshtë, gjuha e pastandardizuar efjalitë e autorit (të rrëfimtarit) tepër të gjata. Motivet e bisedës së tyrejanë të motivueshme nga parregullsitë në banesë, nga dëmi bërë gjithë banesës eorendive të saj, edhe librave të shkapërderdhura nëpër dysheme. Dëmi materialsi bënë më të egër, as më të urryer për fqinjët (serbët). Edhe kur e kanëmundësinë ta vrasin një plak serb nuk e bëjnë. Nuk e bën këtë krim Bardhyli,por mund ta bëjë i vëllai i tij, Selmani, i cili njerëzit dhe botën i kuptonndryshe dhe dallon shumë nga tiparet e karakterit të vëllait, Bardhylit, icili, mbase për shkak se është njëfarë lloj shkrimtari, është shumë frikacak.
Hollësitë nëkëtë roman, sikurse ato që jepen në didaskalitë e dramave, janë të ndërlidhurame karakteret e personazheve. Për shembull, banesa e mbushur me libra tëshkapërderdhura dhe keqardhja e protagonistit (Bardhylit) për gjendjen e tyrejanë lajtmotive se ai është intelektual. Dhe ndërkohë marrim vesh se ai ështënjë shkrimtar i ri, që herë pas here boton tregime në gazeta dhe jep mësim nënjë shkollë fillore. Por, in medias resi as i dramës e as i romanit snisas tash.
Ngjarjet nëkëtë roman rrëfehen në të tashmen, në të kaluarën dhe në të ardhmen. Rrëfimtariështë njëfarë biografi i personazhit, Bardhylit dhe një pjese të familjes sëtij. Ai, meqë rrëfen në vetën e dytë, di çdo gjë për të dhe rrëfen çdo gjë përtë. Është dhe i mençur, sepse ka informacione të bollshme për kulturë, përarsim, për shkencë. Ka edhe fjalë shumë dhe shet mend shumë, të cilat autori iromanit nuk do të duhej ta lindte të fliste aq gjatë, absolutisht jo me atëfrazeologji të rimarrë e të përsëritur nga shkrimtarët e tjerë që sa kohë.Megjithatë, përpos disa dobësive gjuhësore e stilistike, veçan ngafrazeologjitë e shpenzuara e fjalitë e gjata e të panevojshme, Olluri në këtëroman ka dhe gjetje të mira si, për shembull, këtë krahasim: I shikojelibrat me rend, (sështë dashur presje këtu, B. A.) sikurse një gjeneralqë do tua jap (është dashur një ë pazë këtu, B. A.) lamtumirënushtarëve të tij. Të rrinin gatitu, të bindur deri në vetëmohim, që nuke bënin asnjë hap pa urdhrin tënd. I shikoje dhe mendoje. Po të kishin krahë dotë më hidheshin në qafë për të mos i lënë vetëm, thoshe me vete. Ka dhefjali të tjera, mjaft të bukura, me bazë të krahasimit, me prani të metaforës,të alegorisë, të simbolit etj. Antitezat janë të shpeshta. Dhe meqë janë kaq tëshpeshta, është dashur të jenë më të rralla, pasi disa fjalive nënrenditëse poua humbin sharmin.
Së këndejmi,kompozitat në këtë roman, edhe pse vërehet dëshira e autorit për ta tërhequrvëmendjen tonë me to si krijues i ri, janë të shpeshta, por shumica prej tyrejanë të përdorura nga letrarë të tjerë. Ka disa prej tyre që si kam hasur nëromanet e autorëve shqiptarë. Edhe me kompozita natyrisht se krijohet njëfarëlloj stili, por e keqja e këtij lloj stili me to është se kompozitat krijohenshumë lehtë. Lehtë bëhen bashkë dy, tri, katër, pesë... e dhjetë fjalë. Lehtë,pra, formohen kompozitat e zor mbahen mend edhe kur janë ta gjata, edhe kurjanë të shkurtra. Megjithatë, edhe nëse smbahen mend fjalët e rrëfimtarit, astë personazheve, mbahet mend ai - Bardhyli. Mbahet mend edhe më shumë gruaja etij, Valdetja, e cila është më burrë se ai sepse nuk i frikësohet as krismëssë pushkës, as krismës së derës, as lehjes së qenit, as zhurmave të avionëve tëNATO-s. Ajo është një grua burrërore, një grua që se pëlqen sakrificën në derëtë shtëpisë, një grua që e do jetën dhe përpiqet të jetojë edhe duke ikur ngavendlindja (Kosova) e kërkuar strehim në Maqedoni. Bardhyli e do jetën, porsia merr mendja as të ikë, as të rrijë i ngujuar në banesë. Më shumë sefamiljes, ia qanë hallin vetes. Ka frikë shumë. Sa herë që diskuton me tëshoqen është i dëshpëruar, edhe në ato raste kur qortohet nga ajo:
- Nësekthehemi...(Bardhyli)
- Gjithë kyburrë e gjithë këtë tutë! Jepi vetes pak gajret, se nuk jemi veç na që po ikim!(Valdetja)
- Në këtë kohëvetëm të marrët nuk frikësohen. (Bardhyli)
- Marre me tëardhë me të ni kush tuj fol kështu, o Bardhyl zeza. (Valdetja)
Janëinteresant edhe dialogët e tjerë të tyre, edhe kur bisedojnë për familjarët evet dhe ushtarët, Valdetja për vëllanë e vet ushtar i UÇK-së, Bardhyli përSelmanin e vet, për të cilin thotë se edhe ai është ushtar dhe po e ndihmonushtrinë aq sa ka mundësi. Por, për Valdeten, Selmani sështë ushtar, por ështëtyxhar, sepse ai në mal u shet vaj, miell, cigare e gjëra të tjera popullatës eushtarëve. Thjesht, në kohë lufte, kur vëllai i Valdetes lufton përballëarmikut me automatik, Selmani bën tregti me gjësende.
Siç vëmë re,personazhet e këtij romani duken sikur janë persona, pasi shumica prej tyrekanë emra realë, emra shqip, emra turqisht në nacionalitete shqiptare. Kandonjë personazh që ka emër të imagjinuar. Por, edhe kur ka emër të imagjinuar,ngjarjet që realizon ai janë reale. Edhe koha është reale. Është kohë lufte nëKosovë. Është viti 1998 e përfundimi i vitit 1999. Lufta ka shpërthyer. Sduketse është e vrazhdë, sduket se është guerile. Nuk na zënë sytë e as dëgjojnëveshët vrasjet masive nëpër qytete e fshatra të Kosovës, as masakrimet bërëpopullatës shqiptare nga regjimi serb. Shohim vetëm njerëz që ikin ngavendlindja, që i mbushin vagonët e trenit e marrin rrugë për Maqedoni, meshpresë për vazhdim të jetës atje. Por, lufta në Kosovë, kushdo që i ka plakurato ditë në Kosovë, kishte pamje tjetër, jo këtë që ka në këtë roman.Absolutisht tjetër. Bartësi i shpirtrave të përzënë duket se nuk kajetuar në një shtet e nuk është i të njëjtit komb me bartësin e trupavetë të vrarëve e të sakatosurve. Bartësi i shpirtrave të përzënë nuk e diçështë lufta e as si duket ajo. Ai është vetëm dëshmitar ishpërnguljes, i arratisjes nga atdheu. Bartësi i shpirtrave të përzënë nuke di se Millutinët, sado që ishin fqinjë të mirë me shqiptarët para luftës, nëkohë luftë ishin bërë të egër. Bartësi i shpirtrave të përzënë rrëfenvetëm për atë pjesë më pak të dhembshme të popullatës: shpërnguljen e sajjashtë atdheut e mbetjen gjallë në dhe të huaj. Bartësi i shpirtrave tëpërzënë, edhe pse është shkrimtar, më shumë ndjen dhembje për bibliotekën evet të vogël sesa që është i interesuar të dijë për shqiptarët e vrarë. Aiështë shkrimtar i dështuar, është edhe njeri i dështuar. Ka shkruar libra e ika bërë gati për botim, por ka frikë ti botojë sepse e di që është shkrimtarnënmesatar, e që do të donte të bëhej shkrimtar i pëlqyeshëm e i madh: Ah,sikur të isha shkrimtar i vërtetë dhe ti lidhja fjalët njërën pas tjetrës, siçbëjnë mjeshtrit, që të tronditin me mrekullinë e penës së tyre të magjishme.Bartësi i shpirtrave të përzënë është një roman për personazhet e zonaveurbane, për ata njerëz që luftën e kanë parë nga dritaret e dëgjuar nga kufjete radiove e të televizioneve. Ai ska parë kufoma në ara. Ska parë gjak nëdysheme. Ska parë gjymtyrë të shkapërderdhura nëpër asfalt. Ai ka parë libratë shkapërderdhura në dysheme. Ka parë njerëz duke hipur në tren e duke ikurpër Maqedoni. Ka parë fytyra të gjalla, të buta, të vrazhda, të molisura. Aisështë përfaqësues i zërit të luftës. Ai është një njeri tragjikomik, njënjeri i përrallave, të cilin vazhdimisht përpiqet ta burrërojë e shoqja e tabëjë njeri të legjendave por, mbetet po i njëjti: personazh me karakter tëromanit familjar e jo të dramës e të heroit as tragjik e as epik.
Ish-cimeriim, Adil Olluri, nuk më befasoi me këtë roman, as me këtë karakter tëpersonazhit Bardhyl, as me personazhet e tjerë. Nuk më befasoi sepse kësipersonazhe kishte në luftë, ka plot të këtillë edhe 16 vjet pas luftës. Meqëkishte, ja dhe ku, kur e si na e sjellë këtë tip, këta tipa.
Ish-koleguim, Adil Olluri, më befasoi pse ende në shkrimet e tij prozaike çojnë peshë ejanë me rëndësi për rimarrje numrat e përdorshëm e të përbotshëm në letërsinëpopullore: shtatëshi, shtatëdhjeteshtatëshi, trembëdhjetëshi etj., të cilëve,përpos përdorimit të zakonshëm, nuk pashë që u ka dhënë kurrfarë efektistilistik, estetik e semantik aq sa numrave të tjerë të zakonshëm të cilët ipërdor për moshën e personazheve: pesëshit, pesëmbëdhjetëshit,tridhjetenëntëshit, gjashtëdhjetekatërshit etj. Specifikimi vjeçar ipersonazheve nga autori mund të jetë bërë për dy arsye: së pari, se njerëzit qëshpërnguleshin nga Kosova për në Maqedoni ishin të moshave të ndryshme; sëdyti, meqë romani ka ndarje në akte, sikurse dramat, mosha e personazheve në tëjepet sikurse jepet në drama e në skenarë të filmave mosha e personazheve. Së këndejmi,për ti dhënë këtij romani natyrë të letërsisë dokumentare; letërsisëdokumentare nga lufta.
Olluri,tregimet e të cilit i kam lexuar kur janë botuar, ende e ka atë nivel stilistiksi në prozat e mëparshme. Ende e ka atë tip të fjalisë. Ende i ka ata dialogë eatë monolog lirik e tragjikomik. Ende na sjell personazhe të dëshpëruara. Endena sjellë luftën në një cep e lirinë në cepin tjetër.
Olluri, edhepse autor i prozës, edhe pse i vlerësuar në Prishtinë e gjetiu për vargjet nëprozë, do të doja ta vazhdonte atë që kishte nisur suksesshëm e ishte çmuar përtë: kritikën. Ai duhet të vazhdojë ta studiojë letërsinë shqipe dhe të huaj. Aiduhet të vazhdojë të botojë studime. Shpresoj ti shkoj fjala në vesh e ta nisëprodhimin e tyre!
(Fragmentnga ditari im me titull Aty isha unë)