Demi Moore në rehabilitim
Los Angeles, 6 shkurt - Pas shumë përpjekjeve, të afërmit e Demi Moore kanë arritur të bindin aktoren që të hyjë në një qendër rehabilitimi për problemet e saj me substancat e ndaluara dhe me mosushqyerjen.
Sipas deklaratave të një burimi për E!, Moore është krejtësisht e izoluar dhe i lejohet të flasë vetëm me një numër shumë të kufizuar njerëzish.
Po i njëjti burim ka shpjeguar se më në fund Demi Moore ka kuptuar që e vetme nuk mund të përballojë stresin dhe se ka nëvojë për ndihmën e profesionistëve, pas ndarjes nga Ashton Kutcher.
Mendohet se Moore gjendet në klinikën Cirque Lodge, në shtetin e Jutas (SHBA).
49-vjeçarja u shtrua në një spital të Los Angeles për shkak të stresit më 25 janar. Ky ishte versioni zyrtar, por sipas TMZ, aktorja e famshme kishte abuzuar me substance të ndaluara.