Demi Moore feston 50-vjetorin në Dubai
Dubai, 12 nëntor - Ky ka qenë një vit shumë i vështirë për Demi Moore dhe për këtë arsye aktorja ka vendosur të festojë 50-vjetorin e lindjes shumë larg shtëpisë.
Protagonistja e filmit Shpirti ka nisur festën javën e kaluar në Abu Dabi, para se të vizitonte Indinë, ndërsa tani është sërish në Dubai, sipas mediave rozë.
Së bashku me shoqet e saj, aktorja e famshme është parë në Monte Carlo Beach Club javën e kaluar. Më pas, shkoi në Jondhpur të Indisë ku mori pjesë në festën e Naomi Campbell, e cila gjithashtu mbushi 50 vjeç.
Sipas revistës People, Demi Moore u kthye në Dubai për festën e saj që u zhvillua ditën e dielë.