Demi Moore, femra mbi 40 vjeç më seksi në botë
Los Angelos, 18 nëntor - Demi Moore është gruaja apo aktorja mbi 40 vjeçare më e dëshiruar në botë.
Kurorëzimi është bërë nga një portal për lajmet gosip, i cili ka bërë një sondazh on-line me lexuesit.
Në krye të listës është vendosur Demi Moore, e cila pak ditë më parë mbushi 50 vjeç. Me sa duket, pavarësisht moshës ajo ka mbetur ëndrra erotike e shumë meshkujve.
Ndërkohë aktorja është vlerësuar me çmim special nga organizata e grave cougar (shoqëria e grave që dëshirojnë të shoqërohen me djem shumë më të rinj se ato)