Demi dhe Ashton, projekt për një fëmijë
SHBA, 15 tetor - Udhëtimi shpirtëror në Izrael i ka shërbyer për t'u lidhur me fort me njëri-tjetrin. Me t'u kthyer në shtëpi Demi Moore dhe Ashton Kutcher po mendojnë që të sjellin në jetë një pasardhës.
Burime pranë ciftit thonë se Demi kërkon që t'i tregojë botës se martesa e saj është më e fortë se kurrë.
"Besoj se lindja apo adoptimi i një fëmije do ta konsolidojë akoma më shumë lidhjen me Ashton", mësohet të ketë deklaruar Demi.
Megjithatë thashethemet nuk janë shuar dhe ka ende zëra që flasin për marrëdhënien e hapur në cift që kanë Demi dhe Ashton.