Del në treg albumi i ri këngëtares Anna Wilson
SHBA, 4 korrik - Albumi i ri i artistes Anna Wilson, përmban ndërthurjen e elementëve të muzikës xhaz dhe pop me muzikën kantri.
Albumi i titulluar Countrypolitan Duets përmban bashkëpunime me emra shumë të njohur të muzikës kantri.
Ana Wilson shfrytëzon të ashtuquajturën periudha Contrypolitan me ndihmën e yjeve të muzikës kantri, të tanishëm dhe të kaluar dhe të dy yjeve të muzikës moderne xhaz.
Ajo i jep një përpunim të mirë këngës Walkin After Midnight bashkë me treshen Lady Antebellum, fituese e çmimit Grammy.
Anna shpjegon se muzika e quajtur Countrypolitan i ka rrënjët në Tingujt e Nashvilit, një stil i cili u shfaq së pari në vitet 1950 nga artistë si Jim Rivs, Patci Klajn dhe Edi Arnold.
Anna nuk është e panjohur në Nashville, ajo ka shkruar këngë për Riba Mekentajër, Bruks & Dan dhe Li En Uomak. Por ajo thotë se xhazi ka qenë dashuria e saj e parë, përpara se ajo të niste të punonte dhe të merrej me muzikën kantri.
Nga Duetet Countrypolitane , po dëgjojmë Anna Wilson dhe Matt Giraurd në këngën e Edi Arnoldit You dont know me. Në këtë album ka dhe bashkëpunime të tjera me yje të muzikës kantri si Kith Urban, Billi Diën, Kani Smith dhe Keni Roxhërs, sikurse dhe me Rik Braun e Lerri Karlton.
Anna thotë se një nga kënaqësitë më të mëdha të këtij albumi ishte bashkëpunimi me Rej Prajs në këngën You are the best thing ever happened to me.
Është një këngë që përmban të gjithë konceptet e albumit. Është një këngë klasike kantri e realizuar nga këngëtari legjendar, Rej Prajs. Dhe ta sillje me tonalitete xhaz dhe një frymë bashkëkohore këtë këngë, ishte ndër arritjet e albumit.
Anna kreu debutimin e parë në Grand Oll Opri nëntorin e kaluar, ku ishin pjesmarrës dhe këngëtarë të tjerë si Kani Smith e Billi Diwn.