Del në treg albumi i ri i Tim McGraw me titull Emotional Traffic
New York, 18 mars - Albumi më i ri i Tim McGraw me titull Emotional Traffic u hodh në treg mbas një beteje të gjatë ligjore mes këngëtarit dhe studios së regjistrimit. Në albumin e tij ai ka edhe një bashkëpunim me bashkëshorten e tij Faith Hill.
Emotional Traffic është albumi i 11 i Tim McGraw, i cili është realizuar nga kompania Curb Records. Këngëtari pati një sërë mosmarrëveshjesh ligjore me këtë kompani dhe ky album është bashkëpunimi i tyre i fundit, i cili erdhi mbas një beteje të gjatë ligjore.
Albumi Emotional Traffic është i pari në renditjen e muzikës kantri dhe i dyti në renditjen e përgjithshme Billboard. Albumi ka mes të tjerash edhe një bashkëpunim të këngëtarit me bashkëshorten e tij Faith Hill me titull One part, two part.
One part, two part është një këngë e regjistruar në vitin 1969 nga Clydie King, e cili është risjell nga çifti i muzikës kantri në albumin Emotional Traffic.
Ky album do të promovohet në 8 koncerte që Tim dhe bashkëshortja e tij Faith Hill do të mbjanë në Australi.
Më pas Tim do të nisë një turne me bashkëpunëtorin e tij të vjetër Kenny Chedney. Koncerte e tyre nën titullin Brothers of Sun do të zhvillohen në 19 stadiume anembanë Amerikës.