Del në skenë një fëmijë tjetër sekret i Michael Jackson
SHBA, 20 korrik - Nuk gjen prehje Michael Jackson për të cilin del në skenë hipoteza e një tjetër fëmije sekret. Madje janë publikuar edhe foto të tij.
Pas Blanket, apo Omer Batthi, fëmijët e mëparshëm të përfolur si sekretë, shtypi anglez ka nxjerrë lajmin e ekzistencës së një tjetër fëmije sekret të Michael.
Bëhet fjalë për Donte Willimas Jackson, 18-vjeçari që jeton në banesën e të ëmës së Michael, Katherine dhe që duhet të ketë ardhur si rrjedhë e një marrëdhenieje që ka pasur Michael me të ëmën e djalit në Las Vegas, në fillim të viteve \'90. Identiteti i asaj mbetet ende mister, derisa të jetë vetë ajo që të dalë hapur.
Nga sa bëhet e ditur, Donte e ka kaluar jetën me Alejandra Oaziaza, një grua (jo e ëma e tij) e cila ka edhe katër fëmijë me vëllezërit e Michael, Randy e Jermaine. Fillimisht u mendua se ai kishte lindur nga lidhja e Alejandras me Randy-n, por ai doli ne dritë 8 muaj pas lindjes së djalit të tij, Randy Jr.
\"Michael ishte shumë i afërt me Donten, por ky nuk e mësoi asnjëherë lidhjen e ngushtë që kishte me Michael. Ai nuk e di se cilët janë prindërit e tij\", ka rrëfyer një burim familjar.
Faktikisht, ish-këngëtari amerikan duhet të ketë lënë fëmijë të shpërndarë në të gjithë botën.