Deep, 14 vjet i dashuruar marrëzisht
Hollywood, 28 tetor - Johnny Depp, një prej meshkujve më të preferuar të Hollywoodit, është shndërruar në një familjar të devotshëm pas lidhjeve të dështuara me figura të mëdha të showbiz si Winona Ryder, Jennifer Grey dhe Kate Moss.
Në moshën 48-vjeçare, djaloshi i Piratëve të Karaibeve është transformuar në një bashkëshort të devotshëm falë dashurisë së tij për këngëtaren dhe aktoren franceze, Vanessa Paradis dhe dy fëmijët e tyre.
Duke u rritur në moshë, nuk është e thënë që duhet të bëhesh serioz. Kam njohur disa njerëz në moshën 70-80-vjeçare, të cilët vazhdojnë një sens të mrekullueshëm humori dhe duken si fëmijë në shumë drejtime.
Marlon Brando, sa për të dhënë një shembull, ishte si një adoleshente dhe qeshte si një fëmijë. Për mua, asnjë punë në botë nuk ia vlen nëse ajo nuk bëhet me buzëqeshje dhe me gëzim, deklaronte Depp në një revistë rozë.
Duke komentuar lidhjen e tij me Paradis, Pirati theksoi: Ishte pikërisht ky gëzim, kjo dëshirë për të jetuar në sytë e saj që më bëri për vete. Vanessa është jashtëzakonisht mbështetëse. Kemi 14 vjet që jemi bashkë dhe nuk ka patur një ditë që të jem zgjuar duke mos e dashuruar. Ndihem me të vërtetë me fat për të.
Deep komentoi edhe lidhjet e famshme të rinisë së tij të hershme. Prindërit e mi u divorcuan kur unë isha 15 vjeç, por qëndruan me vite bashkë për mua dhe vëllezërit e mi. Grindeshin çdo ditë. Nëse një marrëdhënie nuk shkon mirë, atëherë nuk duhet të vazhdojë për asnjë arsye.