Debatohet për të ardhmen evropiane të kosovarëve të rinj
Prishtinë, 7 shkurt - Me rastin e kryesimit të Kosovës në Bordin Qeverisës të Zyrës Rajonale për Bashkëpunim Rinor, ambasadorët francezë dhe gjermanë në Kosovë, Didier Chabert, Christian Heldt, së bashku me Ministrin e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Kujtim Gashi dhe Sekretarin e Përgjithshëm të RYCO-s, Djuro Blanusa do t'u drejtohen studentëve kosovarë për mësimet e nxjerra nga pajtimi franko-gjerman.
Debati do të shqyrtojë më tej mundësitë që kosovarët e rinj kanë në rritjen e bashkëpunimit rajonal si dhe mbështetjen e procesit të pajtimit në Ballkanin Perëndimor