28 Dhjetor 2024

Debat për terrenet e përbashkëta për Prishtinën

Prishtinë, 30 qershor - Kosovo 2.0 dhe Termokiss organizojnë sot diskutimin me temë: T’i marrim përsëri terrenet e përbashkëta për Prishtinën.

\"Bashkohuni me neve për një ngjarje gjithëpërfshirëse në të cilën do t’i analizojmë thellë mundësitë e ringjalljes së hapësirave të braktisura publike, në bashkëpunim me Termokiss dhe Temporiuso\", thuhet në ftesën e kësja organizate.

Nga ora 17:00 do të organizohet diskutimi i hapur: Si t’i mbajmë të qëndrueshme hapësirat publike në komunitetet tona?

Nga ora 19:00 do të organizohet diskutimi i hapur: Okupim i paligjshëm por me aprovim - bashkëpunimi me komunat lokale, cilët janë mekanizmat në dispozicion për qasje afatgjate në prona publike?

Panelistë në këto debate do të jenë Besart Vllahinja, kreu i departamentit të Kulturës nga Komuna e Prishtinës; Dren Kukaj, kreu i departamentit të Pronës nga Komuna e Prishtinës;  Visar Hoxha nga Agjencia Kosovare e Privatizimit; Giulia Cantaluppi, Temporiuso; Krenare Juniku, arkitekte dhe hulumtuese.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)